Përdorimi i kartës
Karta e kreditit Visa Business Debit është e pranuar në 40 milionë pika të shitjes dhe mbi 1.9 milionë bankomate në mbi 170 vende kudo nëpër botë. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave Visa mund të merrni në www.visa.com.
Për një shpjegim më të detajuar të të gjitha karakteristikave të kartës, shihni kushtet e përgjithshme për lëshimin dhe përdorimin e Visa Business Debit.
Përveç funksioneve themelore, kjo kartë mundëson edhe pagesën e shpejtë pa kontakt në tregti pa pasur nevojë të shënohet kodi PIN, për transaksionet me vlerë deri në 2.500 denarë.
Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje.
Ndiqni udhëzimet dhe shfrytëzojeni mundësinë për të përcaktuar kufirin ditor dhe periodik për kartë në përputhje me nevojat e kompanisë suaj.