Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

OFERTË PUBLIKE E MBARUAR për ndryshimin e kushteve kontraktuale për KARTAT E KREDISË PËR PERSONAT JURIDIKË për shkak të korona-krizës

 

 

Në bazë të Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për metodologjinë e menaxhimit të rrezikut të kredisë së BPRMV-së ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 76/20 nga 24.03.2020) dhe Dekretit me fuqi ligjore për mënyrën e ndryshimit të kushteve kontraktuese të ekspozimeve kredituese tek bankat dhe kursimoret  (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 80 nga 27.03.2020), me qëllim të lehtësimit të pasojave të pandemisë COVID-19, Komercijalna Banka AD Skopje në 30.03.2020,e shpall këtë 
 

OFERTË PUBLIKE numër 09-600-16172/1 nga 31.03.2020

 për ndryshimin e kushteve kontraktuese për  KARTAT E KREDISË PËR PERSONAT JURIDIKË


Oferta vlen për të gjithë personat juridikë – shfrytëzues të kartave të kredisë të lëshuara nga Banka, të cilët në 29.02.2020 janë klasifikuar në kategorinë e rrezikut shkronja A, B ose V dhe nuk kanë status të ekspozimit kreditor jofunksional.
 
 

Kushtet e hollësishme të Ofertës:

 

1.   Periudha Grejs: Në periudhën 01.04. -30.09.2020 (6 (gjashtë) muaj), shuma e minimumit mujor për pagesë do të jetë 0% e limitit kreditor të shfrytëzuar në fund të muajit, respektivisht NUK do të ketë shumë mujore për pagesë.

2.   Lartësia e limitit kreditor: Shuma e limitit kreditor të miratuar nuk do të ulet deri më 30.09.2020.

3.   Interesi i llogaritur gjatë kohës së periudhës grejs: Gjatë periudhës grejs, Banka do të llogarisë dhe tarifojë interes në përputhje me dispozitat e parapara në Marrëveshjen për shfrytëzimin e kartës së kredisë. Për shumën e interesit të përllogaritur dhe kompensimet e rregullta mujore të parashikuara në Marrëveshje, Banka do të rrisë shumën e limitit të kredisë dhe llogaria nuk do të ketë trajtim të limitit të tejkaluar të kredisë.

4.   Urdhëri përiodik: Në periudhën grejs, urdhëri periodik për pagesë të detyrimeve për kartën e kredisë do të vihet në pritje.

5.   Periudha e kthimit në pagesë të rregullt: Duke filluar prej 01.10.2020, si bazë e përllogaritjes së shumës minimale për pagesë të paraparë në Marrëveshjen për kartën e kredisë, do të përdoret borxhi në llogari me gjendjen e dt. 30.09.2020.

6.   Depozita të pavarura në kartën e kredisë: Gjatë kohës së periudhës grejs, keni të drejtë individualisht të depozitoni në kartën e kredisë. Të gjitha depozitat në llogarinë e kartës së kredisë të bëra në periudhën grejs do të evidentohen si të hyra në llogari dhe do të jenë në dispozicion dhe mund të përdoren nga shfrytëzuesi i kartës.

7.   Veprimi juridik i Ofertës: Veprimi juridik i kushteve të ndryshuara të marrëveshjes për shfrytëzim të kartës së kredisë është i vlefshëm edhe për të gjitha dokumentet përcjellëse kontraktuese, të gjitha dokumentet noteriale dhe të sigurimit (marrëveshjet për posedimin/joposedimin e pengut, kambialet, garancitë, marrëveshjet e qasjes ndaj borxhit dhe kontratat e tjera për çfarëdo lloj sigurimi tjetër), edhe atë pa lidhur marrëveshje/anekse të reja me marrëveshjet ekzistuese, dokumentet noteriale dhe instrumentet tjera të sigurimit, si dhe pa bërë ndryshime në të dhënat veçmë të regjistruara në librat dhe regjistrat publik.

8.   Kushti për akumulim: Oferta është e pandashme dhe do të jetë e vlefshme vetëm pas përmbushjes dhe pranimit kumulativ të të gjitha kushteve të lartëpërmendura për secilën Marrëveshje individuale për kartën e kredisë.

9.   Dispozitat tjera kontraktuale: Të gjitha dispozitat tjera kontraktuale të marrëveshjes ekzistuese, të cilat nuk janë të përfshira në këtë ofertë, mbeten të vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e Marrëveshjes.

 

 

KUSHTET TJERA KONTRAKTUALE

 

 

Duke shpallur këtë Ofertë në ueb faqen e Bankës, konsiderohet se Oferta u është dërguar të gjithë personave juridikë që janë shfrytëzues të kartave të kredisë, debitorëve solidar  dhe debitorët e pengut, në ditën e shpalljes.

 

Të gjithë personat juridikë që janë shfrytëzues të kartave të kredisë, debitorët solidar dhe debitorët e pengut, të cilët i plotësojnë kushtet e kësaj Oferte, në afat prej 10 (dhjetë) ditëve nga shpallja e kësaj Oferte, gjegjësisht më së voni deri në 10.04.2020, deri në orën 16:00, kanë të drejtë të PRANOJNË ose të REFUZOJNË Ofertën duke e njoftuar Bankën në mënyrë elektronike ose me shkrim. Nëse personi juridik ka më shumë llogari për kartat e kredisë në Bankë, ai ose ajo ka të drejtë të vendosë individualisht për të pranuara ose refuzuar Ofertën për secilin llogari me shënim të qartë për pranim apo refuzim të ofertës për secilën prej tyre.   

 

Nëse në Bankë nuk dorëzohet asnjë njoftim deri në afatin e përmendur, do të llogaritet se Oferta është refuzuar.   

 

Për personat juridikë të cilët deri në 10.04.2020 do të dërgojnë njoftim në Bankë se kanë pranuar Ofertën, të gjitha kushtet e kësaj Oferte bëhen dispozita kontraktuese të cilat janë pjesë përbërëse e kontratave të lidhura me personat juridikë, shfrytëzues të kartave të kredisë, debitorët solidar, dhe debitorët e pengut.

 

Kushtet e ndryshuara të Marrëveshjeve për karta të kredisë, si dhe të gjitha dokumentet noteriale dhe të sigurimit (marrëveshjet për posedimin/joposedimin e pengut, kambialet, garancitë, marrëveshjet e qasjes ndaj borxhit dhe kontratat e tjera për çfarëdo lloj sigurimi tjetër), për personat juridikë shfrytëzues të kartave të kredisë, debitorët solidar dhe debitorët e pengut, prodhojnë veprime juridike pas skadimit të afatit prej 10 (dhjetë) ditëve nga shpallja e kësaj Oferte, pa lidhur kontrata dhe/ose anekse të reja me marrëveshjet ekzistuese, dokumentet noteriale dhe instrumentet tjera për sigurim, si dhe pa bërë ndryshime në të dhënat veçmë të regjistruara në librat dhe regjistrat publik.

 



SHËNIM I RËNDËSISHËM:

 

Për personat juridikë të cilët do të dërgojnë njoftim deri tek Banka se e REFUZOJNË Ofertën, si dhe për ata persona juridikë të cilët nuk do të dërgojnë njoftim deri në afatin e paraparë, dispozitat kontraktuale të marrëveshjeve të lidhura me Bankën do të konsiderohen si të pandryshueshme dhe të vlefshme.

 

 

Njoftim për pranim ose për refuzim të Ofertës, klientët dërgojnë në NJËRËN nga mënyrat e ofruara si më poshtë:

 

 

А.       Njoftim me shkrim në adresën në vijim:

 

Rr. Orce Nikolov nr. 3, 1000 Shkup, me shënim „Pranim/Refuzim i Ofertës publike numër 09-600-16172/1 nga 31.03.2020”, ku në vetë dokumentin duhet të shënoni emrin dhe mbiemrin e personit juridik, datën dhe nënshkrimin e personit të autorizuar, si edhe të gjitha llogaritë e kartave të kredisë veç e veç me shënim të qartë për pranim ose refuzim të secilës prej tyre.

Të gjitha njoftimet me shkrim, të cilat do të pranohen në arkivin e Bankës në adresën e lartëpërmendur ose të dërguara me postë me vulë postare në zarf gjatë afatit sa vlen Oferta, gjegjësisht deri në 10.04.2020, do të pranohen sipas vlefshmërisë së Ofertës.

 

OSE

 

 

B.        Njoftim elektronik përmes e-mailit në këtë e-mail adresë):

delovni-covid19@kb.com.mk, ku në vetë njoftimin do të duhet të shënoni emrin e personit juridik, si dhe të gjitha llogaritë e kartave të kredisë veç e veç me shënim të qartë për pranim ose refuzim të ofertës për secilën prej tyre. Njoftimi dërgohet në afat prej 10 (dhjetë) ditëve prej ditës së shpalljes së kësaj Oferte, gjegjësisht më së voni deri në 10.04.2020, në orën 16:00.

 

SHËNIM: Njoftimi elektronik do të llogaritet si i vlefshëm vetëm nëse është dërguar nga e-mail adresa e personit juridik që është shënuar/dërguar më së fundmi në Bankë.

 

 

 

Data e Ofertës publike: 31.03.2020

 

 

KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

 

 



Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj