Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Shitja e pjesëve të fondeve investuese të ILIRIKA FUND MENAXHMENT SHA Shkup

 

Të gjithë personat e interesuar fizikë dhe subjektet juridike mund të blejnë pjesë nga fondet investuese të ILIRIKA FUND MENAXHMENT SHA Shkup, nëpër të gjitha sportelet e Bankës Komerciale. Pjesët mund të blehen nga:

  1. ILIRIKA Evropa Juglindore – fond i hapur investues
  2. ILIRIKA Global Tregje Rritëse – fond i hapur investues

 


Ku mund të blehen  

 

Në Shkup, shitja e dokumenteve bëhet në këto degë:
  1. Zyra Qëndrore e Bankës KB1
  2. 11 Tetori
  3. Avtokomanda.
  4. Bunjakovec.
  5. Biser.
  6. GTC.
  7. Draçevë
  8. Gjorçe Petrov.
  9. Jane Sandanski 
  10. Leptokari.
  11. Kapishtec,
  12. Maxhari
  13. Siti Mol.
  14. Makpetrol
  15. Cvetan Dimov.
  16. Shkupjania

Shitja e dokumenteve do të bëhet edhe në të gjitha degët dhe filialet e Bankës  në Republikën e Maqedonisë.



Dokumentacioni i nevojshëm

 

Për blerje të pjesëve të fondeve investuese të ILIRIKA FUND MENAXHMENT klientët duhet të plotësojnë fletëparaqitjen dhe kërkesën për blerjen e dokumenteve për pjesë dhe t’i dorëzojnë në sportelet e Bankës. Pastaj:

 

  1. personi fizik, duhet të legjitimohet me një dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë), ndërsa
  2. subjekti juridik, duhet të dorëzojë një dokument të besueshëm në përputhje me dispozitat ligjore, respektivisht dokument të gjendjes aktuale të regjistrimit ose dokument tjetër të lëshuar nga autoritetet kompetente.

Nëse gjatë plotësimit të fletëparaqitjes dhe kërkesës, pala gjegjësisht personi fizik ose juridik, prezantohet përmes përfaqësuesit, atëherë përfaqësuesi në fjalë duhet të depozitojë edhe një autorizim të vërtetuar në noter konkretisht autorizim për blerjen e pjesëve, një kopje të dokumenteve të identifikimit të pronarit (letërnjoftim/pasaportë) të vërtetuar në noter dhe një dokument identifikimi të personit të autorizuar – përfaqësuesit.


Vlera e pjesës


Klientët do të blejnë dokumentet për pjesë të Fondit sipas vlerës së pjesës individuale në ditën e blerjes (T), nëse mjetet paguhen gjatë asaj dite deri në orën 14:00. Nëse mjetet financiare paguhen gjatë asaj dite por pas orës 14:00, pjesët do të blehen sipas vlerës të pjesës individuale të ditës së ardhshme të vlerësimit (Т+1).



Personat për kontakt



Biljana Adamceska, Koordinator kryesor për qarkullimin e pagesave në vend
Telefon: (02) 3168–903
e-mail: Biljana.Adamceska@kb.com.mk

Biljana Boceva, Koordinatori kryesor për menaxhimin me rrjetin e filialeve
Telefon: (02) 3168-912
e-mail: biljana.boceva@kb.com.mk