Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Sigurimi

 
Tani, përmes Komercijalna Banka, Ju mund të merrni të gjitha policat e sigurimeve për nevojat e biznesit Tuaj, pa shpenzime shtesë dhe me një procedurë të lehtësuar.


Ju merrni shërbimin e plotë të kompanive të sigurimeve të plotësuar me mbështetjen e nëpunësve tanë të kredisë të cilët ju ndihmojnë rreth dokumentacionit të nevojshëm.

Me policat e siguruara nga Komercijalna Banka përmes partnerëve tanë me përvojë Osiguruvanje Makedonija AD Skopje dhe Triglav Osiguruvanje AD Skopje, ju merrni sigurinë më të lartë dhe e çlironi biznesin Tuaj nga rreziku.

Investimi në një policë të sigurimit paraqet një shumë simbolike krahasuar me dëmet që do të pësonit nga ndonjë ndodhi e padëshiruar. Policat përpunohen sipas qëlimit/nevojave Tuaja specifike, ndërsa Ju fitoni të gjitha kushtet dhe zbritjet e kompanive të sigurimeve, pa provizione shtesë.

Në Komercijalna Banka mund të merrni policë të pronësisë që është vënë nën hipotekë si sigurim i kredisë ose për çfarë do nevojë të biznesit Tuaj:

  • Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet e tjera,
  • Sigurimi i makinerive nga thyerja dhe prishja,
  • Sigurimi i mallrave në transport - sigurimi kargo,
  • Sigurimi i kërkesave nga rreziku i jo-pagesës,
  • Sigurimi kolektiv i punonjësve,
  • Vjedhje dhe plaçkitje,
  • Sigurimi i objekteve në ndërtim dhe instalim dhe lloje të tjera të sigurimit.


Përveç kësaj, Ju mund të shfrytëzoni edhe policat e sigurimit të jo-jetës të dedikuara për personat fizikë.

Të gjitha informacionet në lidhje me policat e sigurimit mund t’i merrni tek Referenti i Juaj i kredisë ose përmes telefonit: (02) 3168-419, e-mail: Bojan.Slabev@kb.com.mk.



Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj