Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Punësimi


Komercijalna Banka si një kompani moderne, dhe e orientuar kah tregu, i kushton vëmendje të konsiderueshme burimeve të saj njerëzore, duke i konsideruar ata si një nga faktorët më të rëndësishëm përmes së cilëve përcaktohet konkurrenca e kompanive.


Investimi në burimet njerëzore, në punën në grup dhe edukimin profesional në drejtim të zhvillimit të tyre të vazhdueshëm dhe avancimit në karrierë, është prioriteti ynë kryesor.


Bota e biznesit po ndryshon vazhdimisht, dhe me të ndryshojmë edhe ne. Ofrojmë vazhdimisht mundësi për punë dinamike në një atmosferë kreative. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të Bankës, ne e mirëpresim aplikacionin Tuaj për punësim.


Të gjitha aplikacionet regjistrohen në bazën tonë të nëpunësve potencialë të interesuar dhe, sipas nevojave tona të profileve konkrete, do të ftoheni në intervistë.


Vërejtje: Të gjitha aplikacionet për punësim do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale. Në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me vetë dorëzimin e aplikacionit Tuaj për punë për nevojat e Bankës, ju pajtoheni që të dhënat Tuaja personale të përdoren në procesin e përzgjedhjes së personelit. Banka ju siguron që përveç rastit në fjalë, të dhënat Tuaja personale nuk do të përdoren për ndonjë qëllim tjetër, e as nuk do i jepen ndonjë pale të tretë. Banka siguron një nivel të duhur të sigurisë së të dhënave personale në përputhje me rregullativën ligjore, nënligjore dhe aktet e brendshme, duke përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm, si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi ose dëmtimi i tyre eventual.





Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj