• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi konsumatore me dedikim përmes tregtarit – Neptun


  

Vlera e kredisë

prej 10.000,00 denarë deri në 120.000,00 denarë

Afati i shlyerjes 12,18,24,36,48,60 muaj
Qëllimi i kredisë Pagesa e harxhimeve për blerjen e produkteve përmes NEPTUN MAKEDONIJA DOO SKOPJE
Norma nominale e interesit
  • 9.25% në denarë e ndryshueshme (norma referuese e interesit prej 1.28% e rritur për 7.97 %, por jo më shumë se Interesi ndëshkues ligjor për kërkesat në denarë)*
  •  0% në periudhat promovuese
*Si normë referuese e interesit përdoret norma që është publikuar dhe është në dispozicion në ueb faqen e BPRM-së (www.nbrm.mk) çdo 25.06. dhe në çdo 25.12. nën emërtimin„norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutorе“ dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 1,28%. Banka do ta shpallë rregullisht në ueb faqen e saj normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit.KËTU
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) 11.19% vjetore (në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit)
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesshme ose të plotë të kredisë
E drejta për përdorim:
  • Aplikantët që marin rrogë prej të paktën 12.000 denarë në llogari të transaksionit në Bankë ose që nuk marrin rrogë në llogari të transaksionit në Bankë, me kusht që të kenë çfarë do lloj  ekspozimi në një bankë tjetër;
  • Pensionistët që e marrin pensionin e tyre në llogari në Bankë prej minimum 9.000,00 denarë;
  • Aplikantët me marrëdhënie të pacaktuar pune  ose me marrëdhënie të caktuar pune për të paktën 6 muaj në firmën konkrete;
  • kësti mujor të mbulohet me 1/2 e të ardhurave neto mujore të lira;
  • Mosha e kredikërkuesit, gjatë pagesës së këstit të fundit, nuk duhet të kalojë 70 vjet;
  • Kredikërkuesit të jenë të klasifikuar në kategorinë e rrezikut shkronja ”A” në Regjistrin e kredive të BPRMV dhe në Bankë.
  • Kredikërkuesit duhet të jenë anëtarë të programit të besnikërisë të ndërmjetësuesit të kredisë “NEPTUN haPPy"
Shpenzimet për kredinë
  • 3% pagesë për miratimin dhe përpunimin e kredisë minimum 700,00 denarë
  • Interesi i periudhës grejs sipas normës së interesit të kredisë (pagesa për miratimin/përpunimin dhe interesin e periudhës grejs paguhen nga kredikërkuesit në sallonet e NEPTUN Maqedoni)
  • 300 denarë për kontroll në Byronë Maqedonase të Kreditimit (Paguhet gjatë parashtrimit të aplikacionit nga kredikërkuesi në sallonet e NEPTUN Maqedoni, pavarësisht nëse kredia miratohet apo jo)
Sigurimi
  • urdhër periodik
  • ndalesë administrative nga rroga
  • pa garantues
Mënyra e pagesës
  • këste mujore
  • • pagesa e anuitetit – në ditën e 16-të të muajit
Dokumentacioni i nevojshëm
  • Kërkesë për kredi, e vërtetuar me vula dhe nënshkrime nga ana e personit juridik ku është punësuar kërkuesi (formular nga Banka);
  • Çeku i fundit i pensionit
  • Deklaratë e vërtetuar nga llogaria devizore e klientit të cilit i paguhet pensioni nga jashtë (vlen për personat që marrin pension nga jashtë);
  • Formulari М1/М2 (për të punësuarit)
  • Fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës


Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi.

 
* Për më shumë informata drejtohuni në:
* Për më shumë informata drejtohuni në:
naselenie.krediti@kb.com.mk

ose në qendrën për kontakt: 
(02) 3 296 800

contact@kb.com.mk

 



Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj