Qëllimi i kredisë |
- blerje, ndërtim, rindërtim i banesës, shtëpisë ose hapësirës afariste
- blerje e tokës për ndërtim
- blerje e pasurisë së patundshme jashtë vendit
- rifinancim i ndonjë kredie tjetër banesore
|
Shuma e kredisë |
varet nga aftësia kreditore e personit dhe nga vlera e hipotekës
|
Pjesëmarrje personale |
- minimum 26% e çmimit të shitblerjes së banesës nëse është subjekt i hipotekës
- minimum 15% e çmimit të shitblerjes së banesës, nëse është subjekt i hipotekës dhe blihet prej kompanive të ndërtimit me të cilat Banka ka lidhur Marrëveshje për bashkëpunim afarist.*
|
Afati i shlyerjes |
- deri në 18 vjet për blerje, ndërtim ose rindërtim të hapësirës afariste
- deri në 30 vjet për të gjitha qëllimet tjera
|
Periudha grejs |
Mundësi për periudhë grejs prej 12 muaj. Gjatë kohëzgjatjes së periudhës lehtësuese grejs Banka do të llogarisë vetëm interesin e periudhës grejs.
|
Norma nominale e interesit |
Për kreditë në deviza
Për opsionin 1 (për kreditë e sapo miratuara pas 01.03.2021)
2,9% në bazë vjetore, fikse për 5 vitet e para dhe,
3,9% në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë në denarë me EUR klauzolë (EURIBOR njëmujor + 3,9%, por jo më pak se 3,9%)*
Për opsionin 2 (për kreditë e sapo miratuara pas 01.03.2021)
3% në bazë vjetore, fikse për 10 vitet e para dhe,
3,9% në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë në denarë me EUR klauzolë (EURIBOR njëmujor + 3,9%, por jo më pak se 3,9%)*
*Norma e EURIBOR-it njëmujor do të shpallet në çdo 31.12 dhe në çdo 30.06 në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit) KËTU . Nëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00
Për kreditë në denarë
3,6% vjetore, fikse për 3 vitet e para
3,9% vjetore, fikse për 3 vitet e para
4,55% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes (norma referuese e interesit prej 1.38% e rritur për 3.17 %, por jo më shumë se interesi ndëshkues ligjor për kërkesat në denarë)*
*Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk) në çdo 25.06 dhe në çdo 25.12 me titull „norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore“ ” dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 1.38%. Banka do ta shpallë rregullisht në ueb faqen e saj normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit. KËTU
|
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) |
Për kreditë në deviza
Për opsionin 1
- 3,62% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të banesës, shtëpisë.
- 3,47% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të hapësirës afariste
Për opsionin 2
- 3,42% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të banesës, shtëpisë.
- 3,23% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të hapësirës afariste.
Për kreditë në denarë
Prej 4,17% deri në 4,31% në bazë vjetore
(në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit). Shpenzimet noteriale, shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut në regjistrin përkatës publik dhe shpenzimet për sigurimin e pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore nuk përfshihen në përllogaritjen e NSHP dhe bien në ngarkesë të shfrytëzuesit të kredisë.
|
Shlyerja e parakohshme |
Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesshme ose të plotë të kredisë |
Kriteret |
- Kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kredi-kërkuesit.
- Si të ardhura mujore do të llogariten edhe të ardhurat tjera vjetore apo mujore që janë subjekt i tatimit në përputhje me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale dhe të cilat mund të dokumentohen.
- gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredi-kërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç
- në kredi mund të bashkëngjiten edhe 2 kredikërkues të tjerë të cilët mund të mos jenë në lidhje familjare por të kenë besueshmëri kreditore
|
Pagesa |
Mjetet e kredisë i paguhen:
1. Shitësit:
- kur shitësi është subjekt juridik/li>
- • kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng pasuria e patundshme që është subjekt i shitblerjes
2. Kredikërkuesit:
- kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng ndonjë pasuri tjetër e patundshme për adaptim dhe renovim
|
Shpenzimet për kredinë |
- 4.000,00 denarë pagesë për miratimin dhe administrimin e kredisë (për rifinancimin e kredive banesore në bankat tjera dhe në Bankë nuk paguhet kompensim )
- 400,00 denarë për aplikimin dhe procedimin e kredisë
- shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
- Pagesë për vlerësimin e vlerës së pasurisë së paluajtshme (më shumë në linkun)
- Shpenzimet noteriale dhe të avokaturës për Marrëveshjen hipotekare sipas Tarifës përkatëse
- shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut mbi pasurinë e patundshme në favor të Bankës në regjistrin përkatës publik
- shpenzimet për polisën e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore
|
Sigurimi |
- hipoteka mbi pasurinë e patundshme me vlerë deri në 135% të shumës së kredisë (hipoteka mund t'i referohet pronës që blehet ose ndonjë prone tjetër që është në pronësi të kredikërkuesit ose një personi tjetër. Për blerjen e pasurive të patundshme jashtë vendit, prona e lënë nën hipotekë duhet të jetë ekskluzivisht në territorin e RMV)
- polica e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
RISI: Nga tani e tutje, në një vend dhe me një vizitë në Bankë, ju do të merrni polica sigurimi cilësore nga partnerët tanë me përvojë Osiguruvanje Makedonija AD Skopje - VIG e krijuar posaçërisht për shfrytëzuesit e kredisë në Bankë.
|
Mënyra e pagesës |
- këste mujore
- pagesa e anuitetit – në ditën e 16-të të muajit
|
Dokumentacioni i nevojshëm |
- kërkesa për kredi
- kopje të letërnjoftimeve valide për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
- për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) për 3 muajt e fundit dhe aftësia paguese (solventiteti) e llogarisë rrjedhëse të bankës në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komercijale nuk është i nevojshëm solventiteti, ndërsa për ata që e marrin rrogën në Komercijalna banka AD Skopje nuk nevojiten formularët PP53)
- për pensionistët – çeku i pensionit të fundit
- para-marrëveshje për shitblerje, të vërtetuar në noter ose dokumentacioni i përgjithshëm investues-teknik me leje për ndërtim dhe shuma e mjeteve të nevojshme
- certifikata e lindjes/martesës për kredikërkuesit
- fletë pronësie për pasurinë e patundshme që ofrohet si sigurim
|
* Kompani të ndërtimit me të cilat Banka ka bashkëpunim afarist: |
|
Banka Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi
|