Projekt kreditimi për subjektet juridike (ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme) për hapjen e vendeve të reja të punës, nga mjetet e Agjencisë për punësim të RM, me ndërmjetësim të Banka për zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Përdorues të përshtatshëm |
Me Vendim të Këshillit Drejtues të Projektit (i formuar me Vendim të Qeverisë së RM më 25.02.2008) u është miratuar kredi subjekteve të cilat i plotësojnë kushtet e mëposhtme
- janë të regjistruara të paktën 6 muaj para ditës së aplikimi
- kanë përgatitur llogari vjetore për vitin paraprak,
- kanë të paktën 1 punonjës në ditën e aplikimit,
- nuk kanë ulur numrin e të punësuarve në 3 muajt e fundit, para ditës së aplikimit,
- dëshirojnë të punësojnë personat e papunë të regjistruar në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut si kërkues aktivë të punës, por që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune tek i njëjti punëdhënës që ka aplikuar për pjesëmarrje në Projekt të paktën 1 vit para ditës së aplikimit.
|
Qëllimi |
- Punësim i të papunëve përmes kreditimit
|
Kushtet e kredisë |
Shuma maksimale |
- Për çdo vend pune të sapohapur nga 5.000 Euro, pa kufizim të personave që mund t’i punësojë
|
|
Afati i shlyerjes |
|
Periudha grejs |
|
Mënyra e shlyerjes |
- Pagesa e principalit bëhet në 6 muaj, ndërsa pagesa e kamatës në 3 muaj
|
Norma e interesit |
- 1% (fikse) në bazë vjetore
|
Sigurimi i kredisë |
Për sigurimin e kredisë përdoret një ose kombinim i këtyre instrumenteve:
-
hipotekë e pronës së patundshme në raport 1: 1 me kredinë e aprovuar;
-
kambial personal i nënshkruar/garantuar nga të paktën një avalist (personi që garanton shumën e kambialit) ku të drejtat dhe obligimet e së njejtës janë të rregulluara me deklaratë kambiale të dhënë në formën e një akti noterial dhe klauzole të detyrueshme;
-
hipotekë e pronës së tundshme në raport 1: 2 me kredinë e aprovuar.
|
Përdorues të papërshtatshëm |
· projekte të cilat ofrojnë vetë-punësim në kompanitë/subjektet juridike me veprimtarinë, prodhimin dhe tregtimin e drogave dhe kimikateve tjera të dëmshme
|
1. Nast të vonesës paguhet normë më e lartë kontraktuale interesi prej 5 pikë përqindjeje mbi atë të rregulltën.
Milica Miloseska, Bashkëpunëtor profesional për marrëdhëniet me klientët
Telefon: (02) 3168-507
e-mail:
Goran Ivanoski, Bashkëpunëtor profesional për marrëdhëniet me klientët
Telefon: (02) 3168-558
e-mail: