Sigurimi
Tani, përmes Komercijalna Banka, Ju mund të merrni të gjitha policat e sigurimeve për nevojat e biznesit Tuaj, pa shpenzime shtesë dhe me një procedurë të lehtësuar.
Ju merrni shërbimin e plotë të kompanive të sigurimeve të plotësuar me mbështetjen e nëpunësve tanë të kredisë të cilët ju ndihmojnë rreth dokumentacionit të nevojshëm.
Me policat e siguruara nga Komercijalna Banka përmes partnerëve tanë me përvojë Osiguruvanje Makedonija AD Skopje dhe Triglav Osiguruvanje AD Skopje, ju merrni sigurinë më të lartë dhe e çlironi biznesin Tuaj nga rreziku.
Investimi në një policë të sigurimit paraqet një shumë simbolike krahasuar me dëmet që do të pësonit nga ndonjë ndodhi e padëshiruar. Policat përpunohen sipas qëlimit/nevojave Tuaja specifike, ndërsa Ju fitoni të gjitha kushtet dhe zbritjet e kompanive të sigurimeve, pa provizione shtesë.
Në Komercijalna Banka mund të merrni policë të pronësisë që është vënë nën hipotekë si sigurim i kredisë ose për çfarë do nevojë të biznesit Tuaj:
- Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet e tjera,
- Sigurimi i makinerive nga thyerja dhe prishja,
- Sigurimi i mallrave në transport - sigurimi kargo,
- Sigurimi i kërkesave nga rreziku i jo-pagesës,
- Sigurimi kolektiv i punonjësve,
- Vjedhje dhe plaçkitje,
- Sigurimi i objekteve në ndërtim dhe instalim dhe lloje të tjera të sigurimit.
Përveç kësaj, Ju mund të shfrytëzoni edhe policat e sigurimit të jo-jetës të dedikuara për personat fizikë.
Të gjitha informacionet në lidhje me policat e sigurimit mund t’i merrni tek Referenti i Juaj i kredisë ose përmes telefonit: (02) 3168-419, e-mail: Bojan.Slabev@kb.com.mk.